ESPN raporton se Barcelona tani po e ka më të vështirë se sa pritej të gjejë financimin e nevojshëm për të regjistruar nënshkrimet e reja dhe rinovimet e kontratave.
Tani ka shqetësime nëse lojtarë si Ilkay Gundogan dhe Oriol Romeu mund të regjistrohen para fillimit të sezonit në La Liga.
Verën e kaluar, klubi vendosi të shesë 49 për qind të Barca Studios te socios.com (24.5 për qind) dhe Orpheus Media (24.5 për qind).
Megjithatë, ato kompani kanë ri-negociuar përqindjen e marrëveshjeve të tyre dhe e kanë lënë klubin me nevojën për të gjetur një blerës tjetër.
Barcelona thuhet se gjeti një në një kompani gjermane që ishte gati të paguante 65 milionë euro për 16 për qind dhe ishte në prag të marrëveshjes.
Por, tani thuhet se konfirmimi për këtë po zgjat më shumë se sa pritej për shkak të disa komplikimeve, me palët që ende nuk kanë rënë dakord plotësisht për kushtet.
Joan Laporta dhe bordi drejtues do të shpresojnë ta finalizojnë këtë marrëveshje së shpejti sepse atyre u duhen paratë nga shitja e 16 për qind të studiove të klubit katalunas për të regjistruar ardhjet e tyre të reja si dhe lojtarët që nënshkruan marrëveshje të reja këtë vit. /Telegrafi/