Starti i sezonit 2023/24 për Arsenalin nuk do të jetë i mirë, pasi kanë marrë një lajm të hidhur së fundmi dhe është konfirmuar edhe nga Mikel Arteta.
Trajneri spanjoll ka thënë në konferencë për media se Gabriel Jesus do të mungojë për disa javë shkaku i një lëndimi të pësuar, derisa edhe një javë i ndanë nga starti i Ligës Premier.
“Ai bëri një procedurë të vogël mëngjesin e sotëm, për fat të keq është lënduar”, ka bërë të ditur Arteta.
“Ai ka pasur disa shqetësime në gjurin e tij që i shkaktoi disa probleme, kështu që ai duhet t’i bënte disa teste. Ai do të jetë jashtë për disa javë”, ka shtuar më tej ai.
Jesus humbi fitoren e Emirates Cup kundër Monacos sot. Lëndimi i tij është një goditje e madhe për Arsenalin të cilit i mungon edhe Alexander Zinchenko.
Braziliani mungoi për muaj të tërë sezonin e kaluar pas një lëndimi në Kupën e Botës në Katar. /Telegrafi/