Të enjten prej orës 20:15, Rijeka kroate e luan ndeshjen e 100-të në kuadër të garave të UEFA-s. Në anën tjetër të fushës do të jetë Dukagjini i Klinës. Skuadrat nuk mund të krahasohen sa i takon përvojës në gara evropiane.
Dukagjini e luan vetëm ndeshjen e katërt në kuadër të kupave evropiane. Për skuadrën nga Klina është edicion debutues në Evropë.
Ndeshja në stadiumin “Rujevica” në Rijekë është e kthimit e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Një javë më parë në Prishtinë, Rijeka kishte fituar 1:0.
Rijeka vlerësohet favorite e madhe, por te Dukagjini do ta kërkojnë rastin.