Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes së datës 02 gusht është pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri.
Sipas njoftimit, të shtënat me armë kishin ndodhur në një aheng familjar në fshatin Stanovc.
Në cilësi të provave materiale të dyshuarit 18 vjeçar i është konfiskuar një armë e llojit pistoletë me një gëzhojë.
“Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A. I., 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armë dhe përdorim i armës’”, thuhet në njoftim./teve1.info./