Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ditë më parë në Tëvë1, kishte treguar se si një automjet “pikap” që lëviz nëpër rrugë për të bërë inspektime ishte paguar 850 mijë euro, e që siç sipas tij është shifër “marramendëse”.
Për këtë rast i njëjti sot përmes një postimi në Facebook ka “kërkuar falje”, pasi sipas tij, ky pozicion nuk i kishte kushtuar shtetit 850 mijë euro por 900 mijë euro.
“Kërkim falje Para disa ditëve kam deklaruar se një Pick – up (automjet) i cili lëvizte në rrugë për të bërë inspektime se ku ka nevojë të intervenohet me kontratën e mirëmbajtjes është paguar në vlerë 850 mijë euro. Në fakt ky pozicion nuk i kishte kushtuar buxhetit të shtetit 850 mijë euro por 900 mijë euro”, tha ai.
Tutje Durmishi në reagimin e tij tha se sulmet që iu bëhen sipas tij, bëhen për shkak se nuk ka më pozicione të tilla.
“Nga 57 milion sa ka kushtuar mirëmbajtja në të kaluarën për tri vite ne e kemi zbritur në 30 milion euro. Vvazhdojmë dhe nuk ndalemi asnjëherë”, tha Durmishi./teve1.info./