Një qytetar në Prizren është dënuar me 3 muaj heqje të së drejtës për vozitje dhe 150 euro gjobë pasi ishte xhiruar duke e ngarë automjetin pa e siguruar fëmijën në ulësen përkatëse, raporton teve1.info
Sipas Policisë së Kosovës, në bazë të video-incizimeve të publikuara në medie, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur ta identifikoj automjetin.
“Drejton automjetin pa e siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë!
Në bazë të video-incizimeve të publikuara në media, Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili gjatë drejtimit të automjetit nuk ka siguruar fëmijën në ulësen për fëmijë, i njëjti është gjobitur dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në komunikatë.
Video ku shihet një fëmijë teksa shtrihet në bagazhin e automjetit u publikua një ditë më parë nëpër medie elektronike derisa vetura lëvizte në autostradën Prishtinë-Prizren.