Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se Qeveria ka dështuar në investimet kapitale.
Hoti thotë se rreth 70 për qind e projekteve të parapara për vitin 2023 as nuk kanë filluar, sipas tij, po përsëritet situata e vitit të kaluar.
Ai ka thënë se në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.
“Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese:- Ministria e Bujqësisë 0%, – Ministria e Pushtetit Lokal 0%, – Ministria e Shëndetësisë 2% – Ministria e Ekonomisë 4%, – Ministria e Drejtësisë 4%, – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit 5%, – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%, – Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%, – Shërbimi Spitalor 12% – Ministria e Infrastrukturës 16%”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai thotë se sikurse në dy vjetët e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale./teve1.info/