Opinionisti Rrahman Paçairizi ka thënë se aprovimi i ankesës së Klan Kosovës nga Gjykata Komerciale duke e shtyrë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë rreth pezullimit të certifikatës së biznesit është triumf i lirisë së medias.
Ai ka deklaruar se synimi për mbylljen e një mediumi është mbytje e demokracisë në një shtet.
“Një fitore e shtetit të së drejtës, triumf i lirisë së medias, ndërkohë që nuk jam i thirrur për t’i diskutuar aspektet ligjore. Në planin e medias dhe gazetarisë mendoj se është një vendim i drejtë sepse në një rast tjetër një mbyllje eventuale brutale do të ishte një pasqyrë shumë e keqe për Kosovën”, ka thënë Paçarizi në Klan Kosova.
“Edhe qeveria erdhe kushdo tjetër nga institucionet tjetër që synon të mbyllë gojën e medias, që synon ta shtypë fjalën e lirë synon ta mbysë demokracinë në vend. Ky rast duhet të shërbejë për t’u përmbajtur për të mos marrë vendime të ngutshme apo të motivuar e kush e di çka tjetër. Mediat e lira janë masa mënyra për t’u matur demokracia në një vend, shkalla e lirisë në një vend e përcakton edhe demokracinë në një vend”, ka thënë Paçarizi.