Partia Socialdemokrate e Kosovës pritet ta mbajë një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të partisë, aksioni do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet me fillim nga ora 13:00.
Megjithatë, nga kjo parti nuk kanë dhënë më shumë detaje se çka do të përmbaj aksioni simbolik.
“Partia Socialdemokrate (PSD) do të mbajë një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)”, thuhet në njoftim.