Që nga dita e shtunë Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës i ka sekuestruar pesë armë të ndryshme të zjarrit të përdorura nëpër ahengje familjare, raporton teve1.info
Sipas komunikatës së Policisë, pas përfundimit të procedurave hetimore, ndaj të dyshuarve për përdorim të armës është iniciuar rast për veprat: Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndaloj kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.
Andaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident”, thuhet në komunikatë.