Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbingarkuar Klinika e Pediatrisë në QKUK, raporton teve1.info
Sipas këtij shërbimi, rreth 20 mijë vizita emergjente janë kryer në këtë klinikë për gjashtë muajt e parë të vitit 2023.
Ndërkohë, sipas një njoftimi në Facebook të ShSKUK-së, mbi 3 mijë prej tyre janë realizuar me fëmijë të shtrirë në spital për trajtim të mëtejshëm.
“19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët, e poashtu, 10 mijë vizita ambulantore, në profile të ndryshme pediatrie”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.