Zëvendësministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka thënë se shterja e lumit Ibër, ditë më parë ka ndodhur nga punimet për ndërtimin e urës për këmbësor.
Ai ka thënë se kompani ka punuar pa respektuar kriteret për mbrojtjen e ujërave.
Zogiani përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se punimet janë ndalë dhe ndaj kompanisë është shqiptuar gjobë.
“Pas daljes në terren të ekspertëve nga këto departamente është konstatuar se incidenti është shkaktuar nga kompania që është duke ndërtuar një urë për këmbësorë, e cila ka punuar pa respektuar asnjë kriter për mbrojtjen e ujërave. Si rezultat Inspektorati mjedisor ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të punëve, ka shqiptuar dënime dhe ka denoncuar dëmin në polici e prokurori! Inspektorati komunal është i obliguar të sigurojë zbatimin e këtij vendimi”, ka shkruar ai ndër të tjera./teve1.info/