Sot ka ndodhur një aksident në fshatin Rakinicë të Komunës së Skenderajit.
Në këtë aksident vdiq Mirjeta Hajra, nënë e dy fëmijëve.
Lajmin e ka konfirmua zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës, viktima femër / kosovare e moshës rreth 29 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i 29-vjeçares është dërguar në IML për obduksion.