CEO i Instagramit, Adam Mosseri ka bërë të ditur se po punojnë për të lansuar versionin ueb të shumëkërkuar të platformës Threads.
Momentalisht, platforma Threads mund të përdoret vetëm në formë aplikacioni në telefona nga përdoruesit iOS dhe Android, transmeton Telegrafi.
Një përdorues e pyeti Mosserin nëse do të ishte e mundur edhe lansimi i Threads në formë uebi, në mënyrë që të mund të përdoret në laptopë dhe kompjuterë, ai thotë se ndihet i kufizuar për ta përdorur vetëm në formë aplikacioni.
Me këtë rast, shefi i Instagramit i ktheu atij se stafi është duke punuar për ta realizuar këtë.
Që kur u lansua javë më parë, platforma Threads e lidhur me Instagramin, ka shpërthyer me të madhe me numrin e madh të përdoruesve në vetëm pak ditë./telegrafi