Gjykata Komerciale e ka aprovuar kërkesën e televizionit Klan Kosova për masën e sigurisë, raporton teve1.info
Në një aktvendim të nxjerrë të enjten, Gjykata Komerciale e ka aprovuar kërkesën e Klan Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve.
“APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve.
II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhet ndër të tjera në vendim.