Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit dy vajza janë raportuar të zhdukura.
Rasti i parë i raportuar është nga Ferizaj, ku Policia thotë se një e mitur është larguar nga shtëpia më datë 1 gusht dhe më nuk është kthyer në shtëpi.
Policia thotë se ky rast është ende në hetime.
Ndërsa, rasti i dytë është në Malishevë, ku një vajzë e ka raportuar motrën e saj të zhdukur. Lidhur me këtë rast policia thotë se nuk dihet ende vendndodhja e saj.
Edhe për këtë rast, Policia e Kosovës thotë se ka nisur hetimet./teve1.info/