Një qytetar në Obiliq ka raportuar se e ka gjetur pa shenja jete një person në oborrin e tij, raporton teve1.info
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në mesnatë, derisa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Obiliq, 02.08.2023 – 00:08. Raportohet se në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.