Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca organizon të enjten ushtrim praktik në objektin e vjetër të Komunës, raporton teve1.info
Sipas njoftimit të Komunës, qëllimi i testimit është matja e gatishmërisë reaguese të pjesëtarëve të personelit komunal dhe qytetarëve të cilët gjenden brenda, në rast të zjarrit dhe fatkeqësive tjera natyrore.
Aktiviteti mbahet në objektin e vjetër të Komunës me fillim nga ora 11:15.