Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka reaguar pas publikimit në medie të një audio-incizimi lidhur me blerjen e grurit për rezerva shtetërore, raporton teve1.info
Muja tha se Enver Hajrullahu, i paraqitur në audio-incizimin për blerjen e grurit është një ish-funksionar i partisë NISMA, derisa thotë se pse nuk i ka incizuar bisedat kur kjo ministri, sipas Mujës, i jepte kontratën për kontrollin e naftës kompanive private në Kosovë.
“Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e çertifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funskionar i NISMA-s, i cili nga asambisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN!
Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim!?”, ka shkruar Muja në Facebook.