Debutimi i Lionel Messit në MLS është shtyrë, pasi i ndihmoi Inter Miamit të kualifikohej në çerekfinale të Kupës së Ligës.
Superylli argjentinas shënoi dy herë në trillerin prej tetë golash ndërmjet skuadrës së tij dhe FC Dallas në kuadër të të tetës së finales së Kupës.
Ekipi i tij fitoi pas ekzekutimit të penalltive për t’u kualifikuar në fazën e mëtutjeshme, ku do të përballet me Charlotte FC – skuadër me të cilën duhej të përballeshin në raundin e ardhshëm në MLS.
Meqenëse do të ndeshjen në Kupë, sfida e tyre në kampionat që duhej të zhvillohej më 20 gusht është shtyrë për një datë të mëvonshme që do të caktohet në të ardhmen.
“Ndeshja e rregullt sezonale në MLS më 20 gusht kundër Charlotte FC është shtyrë në një datë të mëvonshme që do të bëhet e ditur, për shkak të kualifikimit të mëtutjeshëm në Kupën e Ligës.
Biletat origjinale të siguruara për ndeshjen e MLS të 20 gushtit do të vlejnë për datën e re, në të cilën do të zhvillohet ndeshja”, thuhet në njoftimin e klubit.
Kampioni i botës tashmë i ka shënuar shtatë gola në vetëm katër paraqitje për klubin e tij të ri.