Skip to content
InfinitMedia InfinitMedia
  • News
  • Forgotten
  • Sport
InfinitMedia
InfinitMedia

Pensionohet Buffon, legjenda italiane prish kontratën dhe “var këpucët”

admin, August 3, 2023

Ka ardhur koha që edhe Gianluigi Buffon të varë dorezat dhe këpucët e tij në gozhdë. Në moshën 45-vjeçare, ish-portieri i kombëtares italiane ka vendosur të tërhiqet nga futbolli, me njoftimin zyrtar që do të bëhet në orët në vijim, pasi do të takohet me Parmën për të shkëputur para kohe kontratën që e lidhte me klubin emilian deri në vitin 2024.

Një vendim i marrë pas muajsh reflektimi dhe pas një pushimi të gjatë për të hequr të gjitha dyshimet. Buffon është gati të nisë një përvojë të re: do të emërohet  kreu i delegacionit të kombëtares italiane.

Kështu Gigi i thotë lamtumirë futbollit të luajtur pas 28 sezonesh si protagonist, 8 prej të cilave me fanellën e Parmës (nga 1995 në 2001 dhe nga 2021 në 2023), 19 me atë të Juventusit (2001-2018 dhe 2019-202 ) dhe një me atë të Paris Saint Germain (2018-19).

Një portier që është historia e futbollit italian dhe më gjerë, me një palmares të pasuruar nga Botërori i fituar në 2006 dhe nga një varg rekordesh.

Në fakt, ai është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serisë A, e ka fituar më shumë here kampionatin (10) dhe është portieri me më shumë minuta pa pësuar gol (974 minuta). Rekordmen për paraqitjet me fanellën e kaltër (Italia): në total 176, nga të cilat 80 si kapiten

News

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Abandoned House in USA
  • Neighbor Asks Woman To Remove “Morbid” Halloween Decor – Her Response Gains Attention Online
  • Test
  • Mansion
  • Serene Log Home Retreat on 10 Acres in Pennsboro, West Virginia

CALENDAR

August 2023
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031  
    Sep »

Archives

  • November 2024
  • October 2024
  • September 2024
  • August 2024
  • July 2024
  • June 2024
  • May 2024
  • April 2024
  • March 2024
  • February 2024
  • January 2024
  • December 2023
  • November 2023
  • October 2023
  • September 2023
  • August 2023

Categories

  • Category
  • Forgotten
  • News
  • Sport
©2025 InfinitMedia | WordPress Theme by SuperbThemes